Coutinho pranë transferimit tek Arsenal

Futboll

Coutinho pranë transferimit tek Arsenal

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:00
Coutinho

Philippe Coutinho sipas gjitha gjasave do të rikthehet në Premierligë

Transferimi i Philippe Coutinhos te Arsenal është në një fazë të avancuar, raporton Sport.

Braziliani është rikthyer te Barcelona pas një sezoni të kaluar si huazim te Bayern Munich, por nuk pritet të qëndrojë te skuadra katalane.

Barca është duke shikuar mundësitë për të rritur të ardhurat për tregun e transferimeve, dhe Martin Braithwaite dhe Jean Clair Todibo që duken se do ta kenë të njëjtin fat.

Katalanët janë duke përgatitur listën e lojtarëve që duan të transferojnë, dhe emri më i përfolur është ai i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat