Juventus po studion lëvizjet

Futboll

Juventus po studion lëvizjet

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:22
Juventus po studion lëvizjet

Jo vetëm sulmi, për bardhezinjtë duket se është mesfusha reparti ku do t ë bëhen ndryshimet më të mëdha. Klubi, në fakt, duket se është në kërkim të një lojtari që mund t’i japë ekuilibër skuadrës dhe, njëkohësisht, tëlotësojë kriteret teknike të Sarri-t.

Sipas calciomercato.it, Zonja e Vjetër mësohet se po planifikon një shkëmbim me kampionët në fuqi të Anglisë, shkruan telesport.

Douglas Costa është ylli që mund të sakrifikohet nga bardhezinjtë për të siguruar Fabinho-n. Liverpool-i, nga ana tjetër, duket se është shumë afër blerjes së Thiago Alcantara-s, i cili do të merrte vendin e brazilianit në skemat e Klopp.

Fabinho vlerësohet rreth 50 milionë euro, por çmimi i tij mund të ulet ndjeshëm me përfshirjen në operacion të kartonit të Douglas Costa, që ka një vlerësim rreth 30 milionë euro.

Ylli i Juventus-it, aktualisht i dëmtuar, do të ishte për një alternativë e mirë për Salah.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat