Legjenda Manuel Sanchis: Real Madridi është favorit ndaj Man Cityt

Futboll

Legjenda Manuel Sanchis: Real Madridi është favorit ndaj Man Cityt

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:32
Manuel Sanchis është i sigurt se Mbretërit mund ta mposhtin Manchester Cityn në Angli.

Ish-kapiteni i Real Madridit, Manuel Sanchis është i sigurt se Mbretërit mund ta mposhtin Manchester Cityn në Angli.

Real udhëton te City këtë javë për ndeshjen e kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve dhe i duhet të rrëzojmë një deficit 2-1 nga humbja në ndeshjen e parë.

Megjithatë, legjenda Sanchis beson se Mbretërit mund ta mposhtin Cityn në Etihad dhe janë favorit për të kaluar në çerekfinale të garës.

“Real Madridi pas rikthimit të futbollit na ka bërë të besojmë në to. Ka shkuar nga të qenit një ekip individësh tek të luajtur si ekip”, ka thënë fillimisht Sanchis.

“Real Madridi është më shumë një kandidat për të kaluar klasifikimin sesa që ishte në mars”.

“Unë mendoj se përqindja në favorin tonë është 60 me 40 kundër Cityt”, përfundoi legjenda e Los Blancos. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat