Në Sanxhak festë, turpërojnë Partizanin e Beogradit

Futboll

Në Sanxhak festë, turpërojnë Partizanin e Beogradit

Nga: K.Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:56
Klubi nga Sanxhaku, Novi Pazari

Në krahinën e Sanxhaku është festë e madhe e futbollit.  Krahinë që popullohet me 95 për qind me prejardhje shqiptare, sot feston fitoren e klubit të zemrës, Novi Pazari.

Pjesë e këtij klubit është edhe shqiptari nga Kosova, sulmuesi Ervin Kurti por sot nuk u paraqit asnjë minutë në fushë në fitoren e madhe me rezultat 3:2 kundër Partizanit të Beogradit, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Serbisë.  

Në Sanxhak e festojnë këtë fitore të madhe.  

Novi Pazari turpëron Partizanin. Novi Pazari është në vend të 13-të aq pikë ka edhe Partizani.

“Mirësevini në faqen zyrtare të KF Novi Pazar në Facebook. KF Novi Pazar është një klub futbolli me qendër në qytetin e Novi Pazarit, qyteti më i madh në rajonin e Sanxhakut të Serbisë. Ekipi aktualisht është duke luajtur në Superligën Serbisë”, shkruan në faqen e KF Novi Pazarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat