Messi mund t’i bashkohet Interit - Bota Sot
Messi mund t’i bashkohet Interit

Futboll

Messi mund t’i bashkohet Interit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:20
Messi mund t’i bashkohet Interit

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Lionel Messi mund t’i bashkohet Interit, edhe pse nuk beson se argjentinasi do ta braktisë Barçën, një klub, siç thotë, ai ku ai është vetë mbreti.

Bradida i kaloi disa dekada në San Siro si drejtor i Milanit, para se të emërohej drejtor sportiv dhe pastaj shef i skautëve në Barcelonë nga viti 2015 deri më 2019.

Duke e ditur rolin që e ka luajtur në Camp Nou, Braida u pyet rreth thashethemeve të vazhdueshme se Interi po përpiqet ta sjellë Messin në Serie A.

“Duke e marrë parasysh sesi e njoh unë Messin, ka shumë pak gjasa që ai të largohet nga Barcelona, sepse atje është vetë mbreti dhe i tërë qyteti e dashuron”, tha Braida për Radio Kiss Kiss.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat