PSG humbet edhe Verrattin për përballjen me Atalantan në Ligën e Kampionëve - Bota Sot
PSG humbet edhe Verrattin për përballjen me Atalantan në Ligën e Kampionëve

Futboll

PSG humbet edhe Verrattin për përballjen me Atalantan në Ligën e Kampionëve

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:21
Marco Verratti

Marco Verratti thuhet se do të jetë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germian ndaj Atalanta në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas një dëmtimi në stërvitje.

Sipas mediumit RMC Sport, italiani pësoi dëmtimin gjatë një ndeshje mes vete të martën pasi u përplas me një lojtar tjetër, i cili thuhet se ishte Eric Choupo-Moting.

Testet sot (e mërkurë) konfirmuan një dëmtim të muskulit, i cili pothuajse me siguri do ta përjashtoj atë nga përballja me Atalantan.

Kjo do të ishte një goditje shkatërruese për Paris Saint-Germain, pasi tashmë kanë humbur edhe francezin Kylian Mbappe për shkak të një lëndimi të kyçit.

Verratti ishte votuar si ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e fundit të Coupe de la Ligue kundër Lyonit më 31 korrik.

Përballja e Ligës së Kampionëve me Atalanta hap turneun e ‘Final Eight’ në Lisbonë më 12 gusht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat