Partizani B fiton finalen epike me 7 gola dhe rrëzon Devollin

Futboll

Partizani B fiton finalen epike me 7 gola dhe rrëzon Devollin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:04
Partizani B fiton finalen epike me 7 gola dhe rrëzon Devollin

Partizani B do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skuadra e Dritan Mehmetit mposhti Devollin në një finale të jashtëzakonshme që prodhoi plot 7 gola pas 120 minutave lojë. Llanaj vulosi përfundimisht ngjitjen në divizionin e dytë të futbollit shqiptar teksa realizoi golin e artë në minutën e 113-ë të ndeshjes.

Sfida nisi në mënyrë spektakolre për ekipin e Dritan Mehmetit, pasi të kuqtë realizuan dy herë brenda 7 minutave, por devollinjtë gjetën forca dhe arritën të ngushtonin shifrat me penallti në minutën e 21-të. Portieri Mali u bë hero duke i pritur penalltinën të kuqve, por Devolli nuk diti të përfitonte pasi pasi dy raste të pastra për të barazuar ndeshjen.

Juglindorët barazuan pas gati 1 ore lojë me Paulo Ivanin. Skuadra e Fetollarit ia doli të përmbysë finalen duke çarë mbrojtjen e skuadrës së kuqe në minutën e 66-të. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullit, Eneo Bitri përfitoi nga dalja e portierit Mali dhe kaloi topin me kokë brenda në portën e Devollit.

Gjatë kohës shtesë të dyja ekipet iu afruan golit, por Llanaj u bë heroi i Partizanit B duke mposhtur Devollin pas 113 minutave lojë sfilitëse.

Të kuqtë kurorëzojnë një sezon fantastik, ndërsa Devolli duhet të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.

FT| DEVOLLI-PARTIZANI B 3-4 (luhen 30 minutat shtesë)
Pere 21′, Ivani 61′, Demollari 66′ / Llanaj 2′, 113′, Bardhi 7′, Bitri 82′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat