Arsenali shumë afër transferimit të Coutinhos

Futboll

Arsenali shumë afër transferimit të Coutinhos

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 22:05
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho pritet të bëhet shumë shpejtë lojtar i ri i klubit anglez, Arsenalit.

Ylli brazilian është rikthyer te Barcelona pas një sezoni në huazim te Bayern Munich, pasi Bavarezët vendosën të mos e transferojnë në mënyrë të përhershme.

Megjithatë, Coutinho duket se është rrugës për t’u larguar nga skuadra katalunase, pasi lojtari në bën më pjesë në planet e klubit nga Camp Nou.

Barca po kërkon të mbledhë fonde pas hapjes së afatit kalimtar veror dhe largimi i Coutinhos duhet i pashmangshëm.

Interesimi më i madh për lojtarin vjen nga kampionati anglez, Liga Premier, ku shumë klube e duan, por tashmë ka një favori për transferimin e tij.

Sipas gazetës katalunase Sport, kalimi i Coutinhos te Arsenali është në një fazë “të avancuar” dhe mund të ndodh shumë shpejtë.

Marrëveshja mes klubeve thuhet se jetë huazim njëvjeçar me mundësi blerje, ndërsa është përfolur edhe një shkëmbim me Matteo Geoundouzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat