Rrahmani i dedikon një mesazh emocionues Hellas Veronas

Futboll

Rrahmani i dedikon një mesazh emocionues Hellas Veronas

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 22:14
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani me një mesazh emocionues i është drejtuar Hellas Veronës, shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Napolit.

Pas përfundimit të Serie A, Rrahmani me anë të një mesazhi, ka gjetur kohë për falënderime, tani për ish skuadrën e tij.

“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharruar, i pari për mua në Itali, ku u rrita aq shumë si futbollist dhe si njëri”, ka shkruar Rrahmani.

“Largohem nga Verona dhe Hellas, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës klubit, zotit Juric, shokëve të skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm, të cilët më mbështeten nga dita e parë deri në ditën e fundit, edhe kur e dinin që e ardhmja ime do të ishte larg Veronës. Një fjalë e fundit, faleminderit”.

Rrahmani te Verona ishte transferuar verën e kaluar, nga Dinamo e Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat