Manchester Utd eliminon Lask-un, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Manchester Utd eliminon Lask-un, kualifikohet në çerekfinale

Nga: K.Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 22:56
Manchester Utd eliminon Lask-un

Skuadra angleze Manchester Utd është në çerekfinale të Europa League në futboll.

‘Djajtë e Kuq’ i bashkohen Shakhtarit, Copenhagenit dhe Interit për në çerekfinale.

Manchester Utd triumfon me rezultat 2:1 ndaj LASK-ut, në takimin e  luajtur në “Old Traford”.

Ndeshjen e parë Manchester Utd e ka fituar me 5:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 7:1 kualifikohet më tej.

Në minutën e 55-të, Wiesinger shënon për 0:1, por Manchester Utd nuk ka lejuar befasi. Në minutën e 57-të, Lingard nga afërsia barazon (1:1). Në finish Manchester Utd siguron fitoren me rezuttat 2:1 falë golit të Martialit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat