Zyrtare: Milan nënshkruan me Pierre Kalulu

Futboll

Zyrtare: Milan nënshkruan me Pierre Kalulu

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 23:41
Pierre Kalulu

Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Pierre Kalulu në një kontratë pesë-vjeçare, lojtar i cili ka dalë nga akademia e të rinjve të klubit francez Lyon.

20-vjeçari ishte një lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundoi dhe vendosi të mos vazhdojë me klubin francez pas interesimit të madh për të nga Milani.

Kështu, Kululu pas testeve mjekësore, të cilat i kalojë me sukses, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Rossonerëve.

Është vet faqja zyrtare e klubit nga San Siro që ka konfirmuar transferimin e Kululu.

“AC Milan njofton nënshkrimin e Pierre Kalulu, për një transferim të përhershëm. Kontrata e lojtarit francez skadon më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Kalulu është një mbrojtës i djathtë me tre paraqitje për Kombëtaren e Francës U-21, së bashku me 12 paraqitje për skuadrën U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat