E konfirmuar: Sanchez po transferohet tek Inter

Futboll

E konfirmuar: Sanchez po transferohet tek Inter

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 00:27
Sanchez

Të enjten në mëngjes pritet zyrtarizimi i Alexis Sanchez tek Inter.

Drejtori sportiv i ‘Zikaltërve’ ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e kilianit në ‘San Siro’.

Sanchez këtë sezon ka qenë i huazuar nga Manchester United. Në fillim, një lëndim i pamundësoi të tregojë më të mirën, por pas rifillimit të sezonit, kiliani është shquar me paraqitje të mira.

“Ne do ta zyrtarizojmë nesër në mëngjes, lojtari është plotësisht në pronësi të Interit”, ka deklaruar Moratta.

“Ne kemi një kontratë me të për tre sezone. Ne besojmë në të, ai mund të jetë pjesë e fortë e kësaj skuadre dhe jemi të lumtur që kemi përfunduar marrëveshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat