Man City nuk ndalen, transferon edhe katër lojtarë të tjerë

Futboll

Man City nuk ndalen, transferon edhe katër lojtarë të tjerë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 09:40
Pep Guardiola

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

Pas kompletoi transferimin e Ferran Torres nga Valencia dhe Nathan Ake nga Bournemouth, tani Pep Guardiola po synon transferimin edhe të katër futbollistëve.

Mediet në Angli raportojnë se Manchester City do të shpenzojë rreth 300 milionë euro këtë afat kalimtar, pasi fitoi betejën me UEFA-n në CAS.

Kalidou Koulibaly i Napolit, Lautaro Martinez i Interit, Joao Felix i Atletico Madrid dhe një mesfushor, janë kërkesat e radhës së Pep Guardiolas.

Kujtojmë se City pati një sezon dëshpërues në Premierligë, duke mbetur shumë larg Liverpoolit, por vazhdon t’i mbajë shpresat në Ligën e Kampionëve, ku ka rezultat pozitiv nga ndeshja e parë kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat