Drejtuesit e Lazios arrijnë në Turqi, bëjnë ofertë për Muriqin

Futboll

Drejtuesit e Lazios arrijnë në Turqi, bëjnë ofertë për Muriqin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:22
Vedat Muriqi

Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke është treguar që Lazio tashmë ka bërë ofertë për transferimin e Vedat Muriqit.

Po ashtu është treguar që drejtuesit e Lazios kanë arritur në Turqi dhe janë duke e diskutuar transferimin e mundshëm.

Nga këto raportime kuptohet që Lazio ka ofruar 18 milionë euro për futbollistin kosovar.

Fenerbahce është duke kërkuar rreth 21 milionë euro për kosovarin andaj mbetet të shihet nëse do të ndodhë ky transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat