Rrahmani është gati të veshë fanellën e Napolit

Futboll

Rrahmani është gati të veshë fanellën e Napolit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:58
Rrahmani është gati të veshë fanellën e Napolit

Amir Rrahmani është gati të veshë fanellën e Napolit duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe përmes profilit të tij në Instagram, mbrojtësi i Kosovës përshëndeti Hellas Verona:

“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharruar, i pari im në Itali, ku u rrita si lojtar dhe si njeri.

Largohem nga Verona dhe Hellas, por gjithmonë do të jem mirënjohës për klubin, për trajnerin Juriç, për shokët e mi të skuadrës dhe për tifozët e mrekullueshëm, të cilët më mbështetën dhe më donin nga dita e parë deri në ditën e fundit, edhe kur e dinin se e ardhmja ime do të ishte larg Veronas.

Një fjalë e fundit: FALEMINDERIT”, shkruan Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat