Brdariç pritet të zyrtarizohet sot trajner i Vllaznisë - Bota Sot
Brdariç pritet të zyrtarizohet sot trajner i Vllaznisë

Futboll

Brdariç pritet të zyrtarizohet sot trajner i Vllaznisë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:09
Brdariç pritet të zyrtarizohet sot trajner i Vllaznisë

Pas emërimit të kroatit Matko Djarmati si Drejtor Sportiv, klubi i Vllaznisë është shumë pranë gjetjes edhe të trajnerit që do ta drejtojë sezonin e ardhshëm, i cili me shumë mundësi do të jetë me origjinë kroate.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Thomas Brdariç, i cili ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit dhe pas një nate në Tiranë, sot pritet të udhëtojë drejt Shkodrës për të diskutuar nga afër me sponsorin Alban Xhaferri dhe Administratorin Suad Lici.

Brdariç ka lindur në Gjermani dhe gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me skuadra të njohura si Koln, Stuttgart, Hannover 96, Wolfsburg e Bayer Leverkusen, ndërsa për 8 ndeshje ka veshur edhe fanellën e kombëtares gjermane.

Sa i përket karrierës si trajner, ajo është e limituar në klube të ligave të ulëta të futbollit gjerman, ndërsa ka edhe një eksperiencë të shkurtër te Shkëndija e Tetovës. Nëse arrihet marrëveshja, Brdariç pritet të zyrtarizohet që sot, për të nisur menjëherë planifikimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ndërkohë paralelisht klubi shkodran ka nisur kontaktet edhe me disa futbollistë me mjaft eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe të provojnë menjëherë një vend në zonën europiane të renditjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat