Villarreal mendon të bëjë dy goditje

Futboll

Villarreal mendon të bëjë dy goditje

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:17
Villarreal mendon të bëjë dy goditje

Villarreal mendon të bëjë dy goditje të rëndësishme në mesfushë për të zëvendësuar të larguarit Bruno dhe Santi Cazorla.

Trajneri i emëruar së fundmi, Unai Emery dëshiron lojtarë me eksperiencë mbi supe dhe ka kërkuar dyshen Coquelin-Dani Parejo nga Valencia.

Këta të fundit janë të detyruar të bëjnë disa shitje për shkak të Fair Play-t Financiar dhe nuk do të bëjnë rezistencë për largimin e mesfushorëve, edhe pse Parejo mban shiritin e kapitenit.

Të dy lojtarët së bashku vlerësohen 30-35 milionë euro dhe afrimi i tyre do të kompletonte Villarrealin që synon të luftojë në të gjitha frontet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat