Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës

Futboll

Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:37
Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës

Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Nuk vjen nga jashtë, por nga Superiorja, më konkretisht nga Luftëtari, që zbriti një kategori më poshtë. Fjala është për Redon Dragoshi, sipas njoftimit përkatës të klubit verilindor:

“Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën tonë kontratën 2-vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore, duke zhvilluar 23 ndeshje. 

Dragoshi kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Në këtë mënyrë, neve na shtohet një tjetër futbollist kuksian. 20-vjeçari nga Kukësi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte, kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik, që nis në 27 gusht, me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Dragoshi! Mirësevjen Redon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat