Barcelona e konfirmon transferimin e yllit

Futboll

Barcelona e konfirmon transferimin e yllit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:41
Barcelona e konfirmon transferimin e yllit

Barcelona e ka konfirmuar transferimin e yllit të talentuar të Sao Paulos, Gustavo Maias, të cilit i ka dhënë kontratë me klauzolë prej 300 milionë eurosh.

Gustavo Maia e ka kompletuar transferimin në Barcelonë nga Sao Paulo për 4.5 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Katalonasit e konfirmuan lajmin për transferimin e Maias në faqen zyrtare të klubit, duke shkruar: “Barcelona ka arritur marrëveshje me Sao Paulon për transferimin e Gustavo Maias, i cili do t’i bashkohet Barcelonës B”.

“Braziliani ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024 me klauzolë prej 300 milionë eurosh. Kostoja totale e këtij transferimi është 4.5 milionë euro’.

Maia është 19-vjeçar. Ai i ishte bashkuar skuadrës së Sao Paulos në moshën 14-vjeçare dhe pas tri provave me klubin brazilian, ai ka arritur t’i fitojë shtatë trofe me klubin.

Sezoni më i mirë i tij si golashënues ishte në vitin 2018, kur i shënoi 30 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.

Ai luan edhe për ekipin kombëtar të Brazilit në grupmoshat e të rinjve dhe preferon të luajë në krahun e majtë të sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat