Klubi spanjoll: E shesim Bardhin

Futboll

Klubi spanjoll: E shesim Bardhin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:50
Klubi spanjoll: E shesim Bardhin

Sipas të përditshmes spanjolle “La Rezon”, skuadra e Levantes ka vendosur 7 futbollist në listën e transferimeve.

Në mesin e tyre është edhe Enis Bardhi, për të cilin klubi spanjoll ka theksuar se do të shes vetëm nëse ka një ofertë serioze financiare. Përpos Bardhit këtu është Armando Sadiku, por edhe Kampanja, Fernandez Ernani, Vukçeviç etj.

Bardhi ka kontratë me Levanten deri në 2022 dhe ka klauzolë blerëse prej 50 mln euro, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se klubi spanjoll është gati të merr ofertë edhe për 25 mln euro.

Ditë më parë drejtuesit e klubit të Levantes potencuan se presin që Bardhi të qëndrojë edhe një sezon, pasi që ky i fundit nuk ka shprehur dëshirë që të largohet dhe deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkretë në tavolinën e skuadrës spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat