Skuadra e Ballkanit pak minuta më herët ka sqaruar situatën me futbollistën e tyre Liridon Fetahaj të shtrirë në spital.
Fetahaj po vuante nga një lëndim që ia pamundësonte atij të ishte në 100% e punës, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi suharekas.
Njoftim:
Të dashur tifoz ju njoftojmë se futbollisti ynë Liridon Fetahaj sot i’u është nënshtruar një intervenimi kirurgjikë, ku fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe Doni është duke e marrë vetën. Është fjala për një shqetësim i cili në kohën e fundit i’a ka pamundësuar që të jetë 100% vetja siç të gjithë e njohim për dëpertime të pa parashikueshme.
Klubi është me Liridonin gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur në çdo formë. Urojmë që të rikuperohet sa më parë, duke e dribluar edhe këtë problem shëndetësor dhe duke e futur në harres.
Forca Liridon Fetahaj”.
Kujtojmë së orë më herët Fetahaj postoi një fotografi nga spitali ku falenderoi presidentin dhe trajneri e klubit të Ballkanit, por nuk dha detaje për operacionin.