Futbollisti mund të bashkohet me Mezanin në Kosovë

Futboll

Futbollisti mund të bashkohet me Mezanin në Kosovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:42
Futbollisti mund të bashkohet me Mezanin në Kosovë

Alesio Hyseni nuk do të jetë më pjesë e Partizanit.

Mesfushori vlonjat ka prishur dje kontratën me klubin e kuq dhe tashmë është i lirë të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar për “Panorama Sport” vetë 23-vjeçari, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte në huazim te Klaksvik në Ishujt Faroe.

Sipas të gjitha gjasave, karriera e mesfushorit do të vazhdojë në Superligën e Kosovës, aty ku mësohet se i ka bërë ofertë klubi i Gjilanit.

Trajneri Gentjan Mezani e njeh mirë Hysenin, pasi e ka pasur te Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat