Klubi nga Dobraja e Madhe po habit të gjithë

Futboll

Klubi nga Dobraja e Madhe po habit të gjithë

Nga: K.Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:18
Klubi nga Dobraja e Madhe po habit të gjithë

Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit,  sipas organizimit dhe përforcimeve, nuk do të janë si turist në Superligën e Kosovës por kanë synime që të jetë sa më lartë në renditje. Përforcimet që bëjnë janë dëshmia më e mirë se kanë qëllime të mëdha, sidomos me angazhimin kryetrajner të Arbnor Morinës,  kudo që ka shkuar ka treguar rezultate të lakmueshme. Arbëria është përforcuar edhe me një futbollist. Është fjala për Arbër Pira. 

“KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!

Arbër Pira lojtar i cili vjen nga KF Trepça ‘89 ka zgjedhur fanellën e kuqe të KF Arbëria për stinorin e ri. 

Presidenti i KF Arbëria Z.Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë mirëseardhje lojtarit Arbër Pira. Ata së bashku janë shprehur optimist se me punë dhe angazhim maksimal do arrijmë objektivat e klubit”, thuhet nga KF Arbëria. Klubi nga Dobraja e Madhe po habit të gjithë në bazë të përforcimeve, veçmas me Shtabin Teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat