Silva në Serie A

Futboll

Silva në Serie A

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:15
Silva në Serie A

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka arritur marrëveshje për transferim te Lazio, para fillimit të sezonit 2020/2021.

Il Corriere dello Sport raporton se vëllai i ish mesfushorit të Spanjës ka vizituar qendrën sportive të Lazios, dhe se mesfushori kreativ ka pranuar ofertën.

Raporti zbulon se palët janë duke punuar ende në disa prej kushteve që janë në kontratë, por që janë detaje të vogla dhe që do të zgjidhen shpejt.

Manchester City janë duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, dhe largimi i Silvas do të ndodh pas përfundimit të kësaj gare.

Pritet që Silva vendimin e tij ta konfirmojë ditën e diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat