Reguilon thyen heshtjen, flet për spekulimet që e lidhin me Chelsean

Futboll

Reguilon thyen heshtjen, flet për spekulimet që e lidhin me Chelsean

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:45
Sergio Reguilon

Sergio Reguilon është i vetëdijshëm për spekulimet që ai po gjeneron, me mbrojtësin në pronësi të Real Madridit të lidhur me Chelsea, por ai insiston që fokusi i tij të mbetet ta mbyll sezonin te Sevilla ku është i huazuar.

Skuadra spanjolle ende nuk e ka përfunduar sezonin 2019/20, pasi ata kërkojnë triumfin në Ligën e Evropës – ku sot takohen me Romën.

Reguilon ka qenë një model i qëndrueshmërisë për ta këtë edicion, prandaj ekipet e interesuara për të janë rritur.

Mbrojtësi në formë i tha Marca: ”Nëse viti im në Sevilla nuk do të kishte qenë i mirë, atëherë kjo nuk do të ndodhte. Këto ekipe nuk do të kërkonin”.

“Nëse jam mirë, skuadra është mirë dhe klubi është mirë, të gjithë janë të lumtur. Por nuk mendoj për këto mundësi tani – më vjen keq nëse kjo tingëllon si klishe”.

“Unë kam thënë që nga karantina se deri në fund të sezonit nuk do të flas për të ardhmen time”.

“Deri atëherë do të ishte e padrejtë për veten time, bashkëlojtarët e mi dhe klubin”.

“Nuk kam asnjë ankesë për asgjë, për qytetin, klubin, kolegët e mi. Ndihem shumë i dashur. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha spanjolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat