Gjakova vlonte nga atmosfera, Vëllaznimi shembi ekipin serb! Mbi 8 mijë shikues...

Futboll

Gjakova vlonte nga atmosfera, Vëllaznimi shembi ekipin serb! Mbi 8 mijë shikues...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:29
Vëllaznimi në vitet e 80-ta

Vëllaznimi nga Gjakova nuk e ka krenarinë e dikurshme, të viteve të 80-ta! Vëllaznimi ka vite që nuk është në Superligë por në Ligën e Parë të Kosovës! Në vitin 1982 pikërisht me 1 shtator, qyteti i Gjakovës vlonte nga një ndeshje e futbollit përkatësisht e javës së katërt të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.

Mbi 8 mijë shikues në stadium, nuk kishte vend as për një gjilpërë,  skuadra nga Serbia Bori, atëkohë emër i njohur dhe disa vite edhe ish anëtar i elitës ish jugosllave, kthehet kokulur nga Çabrati. Vëllaznimi i shkëlqyeshëm, kishte shënuar fitore me rezultat 2:0 duke iu falënderuar golave të Bedri Lotës dhe Xhelal Kaçit.  Kjo ndeshje kishte thyer rekordin e shikueshmërisë për Gjakovë, por sipas asaj që raportohet, më së shumti ka pas në takim me OFK Beogradin, kur e kishte udhëhequr trajneri i madh Ajet Shosholli në edicionin 1983-1984.   

Duhet kujtuar se në këtë edicion Prishtina u bë kampion e ligës së dytë me 49 pikë dhe ngritët në elitë, ndërsa Vëlllaznimi mbetet në ligë së bashku me Trepçën, ndërsa Liria nga Prizreni bie në ligën e Kosovës. 

Vëllaznimi-Bori 2:0
Stadiumi në Gjakovë.
1 shtator.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Vukoviq.
Shënues: Bedri Lota (10'), Xhelal Kaçi (65').
Vëllaznimi: Muhaxheri, Lama, Hoxha, Lota, Açif Shehu, Stanojeviq, Roka, Kaçi, Binakaj (Lleshi), Radogoshi dhe Nikoliqi (Cërmjani).
Bori: Brankoviq, Z. Nikoliq, Angjelkoviq, Zhivaleviq, Lluçiq, B. Nikoliq, Joka (Rovçanin), Ivanov, Mitiq, Markoviq (Zhivkoviq) dhe Vitanoviq.

Liga e dytë – grupi i lindjes, edicioni 1982-1983
Tabela

1. Prishtina    34  20  9  5 65:30 49 
 2. Sutjeska    34  19 8  7 59:31) 46
 3. Teteksi    34  15  8 11 40:31 38
 4. Bori    34  16  6 12 49:42 38
 5. Pelisteri    34  15  6 13 52:36 36
 6. Trepça    34  14  7 13 45:33    35
 7. Rad    34  15  5 14 51:46 35
 8. Napredaku    34  15  5 14 45:48 35
 9. Borci (Ç)    34  13  8 13 53:44 34
10. Timok       34  11 12 11 28:23 34
11. Slloboda    34  10 14 10 24:27 34
12. Radniçki (P)    34  12 10 12 38:43 34
13. Vëlaznimi    34  11 12 11 29:34 34
14. Liria    34  12  9 13  25:34 33 
15.Radniçki (K)    34  10 12 12  51:54 32 
16. Duboçica     34   7  9 18 23:53 23 
17. OFK Titograd    34   6 10 18 23:61 22 
18 .Llovçeni    34   6  8 20 24:54 20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat