Real Madrid ka një detyrë shumë të vështirë - Bota Sot
Real Madrid ka një detyrë shumë të vështirë

Futboll

Real Madrid ka një detyrë shumë të vështirë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:48
Real Madrid ka një detyrë shumë të vështirë

Ditën e nesërme rikthehet Champions League dhe Real Madrid ka një detyrë shumë të vështirë kundër Manchester Cityt.

Të besuarit e Zinedine Zidane duhet të përmbysin disfatën 2:1 të “Santiago Bernabeut” për të avancuar në çerekfinalet e kompeticionit europian.

Klubi spanjoll ka bërë zyrtare dhe listën me 24 lojtarët e grumbulluar nga tekniku francez, ku bie në sy lënia jashtë e yjeve si Gareth Bale dhe James Rodriguez. Kriza e Zidane me sulmuesin uellsian vazhdon dhe kjo duket haptazi mbas lënies jashtë në një sfidë si kjo.

Ende nuk dihet nëse Bale do të largohet nga madrilenët, ku kujtojmë që ka dhe një vit kontratë me ta. Ndërkohë dhe situata e mesfushorit kolumbain nuk është më e mirë, pasi dhe ai flitet që do të largohet. Ditën e djeshme ai u refuzua dhe nga rivalët e Atleticos, por edhe tek Reali për të nuk ka më vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat