Kelmendi futbollisti më i ri i Gjilanit

Futboll

Kelmendi futbollisti më i ri i Gjilanit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:20
Kelmendi futbollisti më i ri i Gjilanit

Skuadra e Gjilanit është përforcuar me futbollistin Shend Kelmendi. Gjilanasit po përgatiten edhe për garat evropiane përkatësisht për Europa League.

"Club "Gjilani" njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

Kelmendi, i cili kishte dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës së tij , ai, i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.

Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.

Kelmendi, i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhëshme", njodton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat