Skolari tregon episodin me Ronaldon

Futboll

Skolari tregon episodin me Ronaldon

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:26
Skolari tregon episodin me Ronaldon

Luiz Felipe Skolari është një trajner me ekspeiencë të madhe dhe që ka fituar shumë trofe në karrierën e tij. 71 vjeçari drejtoi kombëtaren e Portugalisë gjatë viteve 2003-2008 ku arriti finalen e Euro 2004.

Pikërisht nën drejtimin e tij Kristiano Ronaldo bëri debutimin e tij me Portugalinë. Së fundmi në një intervistë për “L’Equipe” Skolari ka zbuluar një prapaskenë me yllin portugez. “Kristiano ishte 22 vjeç kur e bëra kapiten të Portugalisë. Ai e ka pasur gjithmonë mentalitetin e liderit. Ai sillet shumë mirë me shokët e ekipit. Nuk e harroj kurrë momentin kur vdiq babai i tij. Ne ndodheshim në Rusi kur na erdhi lajmi.

Kristiano ishte në moshën e djalit tim dhe unë shkova ti jepja lajmin e hidhur. Biseduam për rreth 40 minuta dhe lotët nuk munguan nga të dyja palët. I dhamë mundësinë të rikthehej menjëherë në Portugali, por Ronaldo më tha: “Nuk kthehem, do zbres në fushë nesër dhe më pas do shkoj tek familja ime.

Ai ia doli të luante një nga ndeshjet më të mira me kombëtaren. Kjo tregon se ai është një profesionist me cilësi shumë të lartë. Meriton gjithçka që ka arritur”, perfundoi Skolari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat