Milani i mbyll derën Deulofeut

Futboll

Milani i mbyll derën Deulofeut

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:28
Deulofeut

Tashmë që Seria A ka përfunduar, Milani është duke kërkuar lojtarë që i nevojitet për të qenë konkurrent jo vetëm në Itali, por edhe në arenën europiane. Pavarësisht golave të shumtë të shënuar pas karantinës, kuqezinjtë duhet të përforcojnë repartin e sulmit.

Një nga emrat e përfolur për transferim tek gjigandi i Italisë ishte Gerard Deulofeu. Lojtari i Ëatfordit i është vetëofruar klubit për sezonin 2020-2021. Skuadra angleze ra një kategori më poshtë, përshkak të rezultateve negative, prandaj spanjolli nuk është më i gatshëm të qëndrojë tek kjo skuadër.

Megjithatë sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Milani nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Deulofeu dhe do të shikojnë mundësinë e transferimit të lojtarëve të tjerë.

Gerard Deulofeu u huazua tek Milani në vitin 2017 dhe pas një sezoni të shkëlqyer, kuqezinjtë kërkuan blerjen e tij nga Barcelona. Por lojtari, i tërhequr dhe nga ideja e të luajturit me katalanasit nuk pranoi të qëndronte në Milano. Megjithatë aventura e tij zgjati shumë pak, pasi Barça e shiti sulmuesin spanjoll tek Ëatfordi në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat