Lukaku makineri golash - Bota Sot
Lukaku makineri golash

Futboll

Lukaku makineri golash

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:32
Lukaku makineri golash

Inter siguroi mbrëmjen e djeshme çerekfinalet e Europa League, ku të besuarit e Antonio Contes kaluan 2:0 spanjollët e Getafes.

Për zikaltrit shënuan Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen dhe tashmë ato presin shortin për të parë rivalin e radhës.

Meritat tek goli i parë i ka të gjitha Lukaku, i cili e tregoi dhe një herë se është në një formë të shkëlqyer. Madje me golin e shënuar ai arriti në kuotën e 30 golave në këtë sezon në të gjithë kompeticionet.

Një sulmues i tillë kishte vite që i mungonte Interit që nga koha e Samuel Eto’o. Kamerunasi arriti të shënonte plot 30 gola në sezonin kur ata fituan tripletën e famshme dhe tashmë është Lukaku që e barazoi rekordin e tij. Madje belgu ka të paktën dhe një ndeshje në dizpocion për ta kaluar kuotën e 30 golave brenda një sezoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat