Klubet e mëdha heqin dorë nga Balotelli, tani do të nënshkruajë me …

Futboll

Klubet e mëdha heqin dorë nga Balotelli, tani do të nënshkruajë me …

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:32
Mario Balotelli

Për Mario Balotelli-n, madhështia duket se ka përfunduar, edhe pse me aftësitë që kishte dukej se mund të jepte shumë më shumë.

Megjithatë talenti nuk është gjithçka ndonjëherë, duhet ditur të menaxhohet. Në të gjitha ekipet që luajti, ka hasur probleme, zënka e inate.

Por, tek Manchester City gjithmonë do ta kujtojnë për atë asist të dhënë për Sergio Agueron, kur Citizens kthyen rezultatin ndaj QPR e më pas për të fituar kampionatin.

Gjithashtu nuk do të harrohen golat e tij spektakolarë në gjysmëfinalen e Euro2016 përballë Gjermanisë.

Por, tani duket se asnjë klub i madh nuk e dëshiron më Balotelli. Pas një viti me ekipin e Brescia-s duket se destinacioni i radhës për të do të jetë Cluj në Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat