Xhaka me Baselin gjunjëzojnë Eintrachtin, kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Xhaka me Baselin gjunjëzojnë Eintrachtin, kualifikohen në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:56
Xhaka me Baselin kualifikohen!

Baseli si vendas shënon fitore me rezultat 1:0 ndaj Eintrancht Frankfurtit.  Skuadra zvicerane edhe në Frankfurt kishte fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 u kualifikua më tutje.

Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, u paraqit deri në minutën e 87-të dhe Kemal Ademi nga minuta e 81-të për Baselin. Xhaka ka bërë lojë mjaft të mirë kundër skuadrës gjermane.  

Në minutën e 88-të, Frei siguron fitoren e Baselit me rezultat 1:0.

Është një sukses i madh për skuadrën zvicerane që arritën në mesin e tetë skuadrave më të mira, të cilët për kundërshtar do të kanë Shakhtar Donetsk-yn nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat