Prekazi shfaqet në Beograd, i mërzitur dhe vajton humbjen e Partizanit nga Novi Pazari - Bota Sot
Prekazi shfaqet në Beograd, i mërzitur dhe vajton humbjen e Partizanit nga Novi Pazari

Futboll

Prekazi shfaqet në Beograd, i mërzitur dhe vajton humbjen e Partizanit nga Novi Pazari

Nga: K.Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:21
Shfaqet Prekazi në Beograd, i mërzitur dhe vajton humbjen e Partizanit nga Novi Pazari

Novi Pazari i ka dhënë një grusht të rëndë Partizanit të Beogradit, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Serbisë.

Pas një kohe në media serbe shfaqet ish futbollisti nga Kosova, ish lojtari i Remontit të Mitrovicës, Xhevat Prekazi, ndryshe pjesën më të madhe e ka kaluar si lojtar në Partizan të Beogradit, pastaj edhe në Hajduk të Splitit dhe në Galatarasay. 
Prekazi vajton humbjen e Partizanit, duket se e ka mërzitur shumë se si u mundën nga një ekip e Sanxhakut.

E habitshme apo jo!

“Jam i mërzitur, vëlla. Partizani nuk është skuadra e vërtetë”, tha mes të tjera Prekazi për ‘Kurir’.
Prekazi kritikon mbrojtjen e Partizanit dhe është i mërzitur për këtë humbje gjatë kësaj jave.

Prekazi kurrë nuk e fsheh dashurinë që e ka për Partizanin, sërish e thotë hapur!  Kjo nuk është për t'u çuditur, sepse qëndrimet e Prekazit si gjithmonë dihen, pro Partizanit të Beogradit!
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat