Drita konfirmon ganezin

Futboll

Drita konfirmon ganezin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:01
Drita konfirmon ganezin

Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të ngjeshura për Dritën, me kryesinë e klubit që përtej përgatitjeve për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare dhe problemin që krijoi dje rezultati për Covid-19, është dashur të merret edhe me transferimet në afatin kalimtar.

Klubi ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Prishtinës dhe Gjilanit, Arago Jamal.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Valon Zymberi.

“Për Arago Jamal jemi duke e pritur kompletimin e dokumentacionit dhe ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës”, deklaroi Zymberi për Olle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat