Lojtari stërvitet dhe grumbullohet me ekipin

Futboll

Lojtari stërvitet dhe grumbullohet me ekipin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:35
Lojtari stërvitet dhe grumbullohet me ekipin

Lorenzo Insinje ka marrë pjesë në stërvitjen e plotë të Napolit, dhe është grumbulluar me skuadrën për sfidën në Champions ndaj Barcelonës. Ndeshja e parë në Itali mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1.

Insinje është i vetmi dyshim për trajnerin Xhenaro Gatuso, pasi vuan një dëmtim që e pësoi në ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Lacios.

Lajmi i mirë është që kapiteni ka marrë pjesë në stërvitjen e plotë të Napolit këtë mëngjes. Insinje ka udhëtuar me skuadrën drejt Barcelonës edhe pse aktivizimi i tij nga fillimi pritet të shihet.Me shumë mundësi Gatuso do i besoj në sulm treshes Mertens, Kajehon dhe Insinje.

Lojtarët e Napolit të grumbulluar nga Gatuso për ndeshjen ndaj Barcelonës : Meret, Ospina, Karnezis, Di Lorenzo, Manolas, Luperto, Mario Rui, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Allan, Zielinski, Elmas, Fabian Ruiz, Demme, Lobotka, Callejon, Lozano, Insigne, Mertens, Llorente, Milik, Politano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat