Setien: Nuk më kanë shkuar fare në mendje

Futboll

Setien: Nuk më kanë shkuar fare në mendje

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:50
Setien:  Nuk më kanë shkuar fare në mendje

Trajneri Quique Setien thotë se as që i ka shkuar në mendje se përballja e së shtunës kundër Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve mund të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Barcelonës.

Quique Setien e zëvendësoi Ernesto Valverden në postin e trajnerit në janar, mirëpo është përballur vazhdimisht me pyetje dhe dyshime lidhur me të ardhmen e tij.

Derisa Reali po përgatitet për ‘finale’, Bale po luan golf

61-vjeçari, që nënshkroi marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në Camp Nou, insistoi muajin e kaluar, para se Real Madridi ta fitonte titullin e kampionit të La Ligës, se ai nuk e harxhon asnjë minutë duke menduar se mund ta humbë punën si trajner i katalonasve.

Barcelona dhe Napoli do të luftojnë me njëri-tjetrin për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të shtunën në Camp Nou, pasi që ndeshja e parë, e zhvilluar në shkurt, përfundoi me barazim 1:1.

E përkundër që e ardhmja e tij është vënë vazhdimisht në dyshim, Setien ka insistuar se atij as që i shkon në mendje ideja se kjo përballje mund të jetë e fundit për të në postin e trajnerit në Camp Nou.

“Nuk më ka shkuar në mendje në asnjë moment se e nesërmja mund të jetë ndeshja ime e fundit këtu”, ka thënë Setien.

“Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje me mendimin se do të vazhdojmë edhe më tutje së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat