Liria kthen Memajn e Mustafën, rinovon me Gashin

Futboll

Liria kthen Memajn e Mustafën, rinovon me Gashin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:10
Liria kthen Memajn e Mustafën, rinovon me Gashin

Drejtues të KF Liria, të premten kan nënshkruar me:Blendi Memajn, Ilir Mustafën e Qëndrim Gashin.

Derisa dy të parët rikthehen nga 'kurbeti' në folenë e tyre pas një viti, Gashi ka vazhduar bashkëpunimin me 'bardhezinjtë'.

Për mesfushorin Ilir Mustafa, ishte gëzim i dyfishtë, pasi në këtë ditë festoi edhe ditëlindjen.

'Premtojë punë dhe angazhim, në mënyrë që Liria të rikthehet, aty ku e ka vendin', ka thënë Blendi Memaj, pas arritjes së marrëveshjes.

Të lumtur për marrëveshjen ishin edhe Qëndrim Gashi e Ilir Mustafa.

'Me këto prurje dhe rinovimin, besoj jemi në rrugë të mirë të përmbyllim zbrazëtirat që kemi', ka thënë Qemal Krasniqi, kryetar.

Ai, ka thënë se ditët në vijim priten edhe risi tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat