Lila tani shpërndan dekoratat

Futboll

Lila tani shpërndan dekoratat

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:33
Lila tani shpërndan dekoratat

Besa e Kavajës ka nxjerrë futbollistë të talentuar ndër vite dhe mes tyre që kanë bërë sukses janë Andi Lila e Sokol Cikalleshi.

Të dy këta lojtarë kanë zbritur në fushë duke emocionuar fëmijët e akademisë, të cilët inspirohen prej tyre dhe kërkojnë të kenë të njëjtin rrugëtim.

Ishte Lila lojtari që ka shpërndarë dekorimet, në shoqërinë e trajnerëve Ariel Shtini dhe Ornejd Shala.

Në këtë mënyrë futbollistët e Kombëtares tregojnë edhe njëherë mirënjohjen për vendin e tyre, Kavajën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat