Interi i Andorrës para ndeshjes me kampionin e Kosovës

Futboll

Interi i Andorrës para ndeshjes me kampionin e Kosovës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:53
Interi i Andorrës para ndeshjes me kampionin e Kosovës

Kampioni i Andorrës, Inter d'Escaledes ka arritur në Nyon të Zvicrës para dy ditësh.

Kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve është akomoduar në shtetin helvetik para skuadrës gjilanase.

Inter d'Escaledes tashmë i ka nisur përgatitjet në Zvicër, derisa nesër do të përballet me Dritën në Nyon.

Klubi nga Principata e Andorrës e ka eksploruar qytetin e Nyonit para ndeshjes së nesërme, derisa ka shkruar:

"Eksplorimi i Nyonit, një qytet që do të mbetet në historinë tonë duke pritur ndeshjen në Ligën e Kampionëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat