Dybala nuk luan sonte kundër Lyon

Futboll

Dybala nuk luan sonte kundër Lyon

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:08
Paulo Dybala

Paulo Dybala nuk do të luajë sonte kundër Olympique Lyon.

Ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala, duket se nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Lyon.

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, edhe nëse ftohet me grupin, lojtari nuk pritet të luajë sonte.

Lyon gëzon epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Francë, kurse Juventus synon përmbysjen.

Mungesa e Dybala do të jetë mungesë e madhe për ‘Biankoneri’, në një synim të vështirë si ky kundër Lyon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat