Sermaxhaj: Shpresojmë në formë të mirë të Dritës ndaj ekipit nga Andorra

Futboll

Sermaxhaj: Shpresojmë në formë të mirë të Dritës ndaj ekipit nga Andorra

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:13
Sermaxhaj: Ekipi i Dritës do të jetë dominues ndaj kundërshtarit nga Andorra

Kampioni i ri i Kosovës, Drita nga Gjilani, është para sfidës së vështirë kundër një rivalit më shumë të panjohura, siç është Inter d'Escaledes nga Andorra. 

Kjo ndeshje luhet në kuadër të parakualifikueseve për Champions League, ndërsa Drita beson e shpreson se do të kalojnë këtë pengesë pa ndonjë problem. 

Ballafaqimi mes tyre do të luhet nesër në stadiumin në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 19.00.  

Analisti i futbollit, Genc Sermxhaj, tha se Drita realisht duhet dominuar rivalin. 

“Besoj se ekipi i Dritës do të jetë dominues ndaj kundërshtarit të tyre duke u bazuar në ndeshjen e para dy viteve ku me ekipin e po të njëjtës ligë luajtën dhe patën paraqitje të mirë. 
Gjithashtu kundërshtari i tashëm ka një numër të madh të lojtarëve të cilët ishin paraqitur në ekipin tjetër të para dy viteve ndaj Dritës. 

Prandaj mundësitë e Dritës në këtë ndeshje janë të mëdha për ta kaluar. 
Po ashtu shpresojmë në formë të mirë të Dritës dhe të kenë fat ngase futbollit nuk i dihet. Dënohesh kur se pret dhe mund ndeshjen ta humbësh. 

Tashme Drita ka bërë një përvojë në garat e Evropës. Është e vetmja që merr pjesë për të dytën herë dhe ka at komoditetin e mjaftueshëm që ndaj kundërshtareve të tillë të kaloj raundin”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat