Tare bën goditjen e vitit

Futboll

Tare bën goditjen e vitit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:13
Silva

Në shtëpinë e Lacios janë në detajet e fundit për transferimin e David Silvës. Sipas “Corriere dello Sport”, bisedimet me mesfushorin në skadencë kontrate me Mançester Sitin janë në fazën përfundimtare dhe 34- vjeçari është gjithnjë e më pranë pranimit të ofertës së Lotitos.

Në orët e fundit, kontaktet mes palëve janë intensifikuar, madje vëllai i fantazistit spanjoll ka vizituar edhe qendrën stërvitore të bardhekaltërve “Formello”. Në horizont duket tym i bardhë, dhe me një goditje të tillë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i shton një kampion skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm, kur do të luajë edhe në Champions.

Lotito dhe Tare duan ta mbyllin operacionin që këtë javë, menjëherë pas ndeshjes së sotme Mançester Siti-Real Madrid dhe përgjigjja përfundimtare e ofertës 3- vjeçare të Lacios prej 4 milionë eurosh në vit pritet brenda ditës së diel.

Sigurisht që për të vazhduar të luajë në Champions, Silva ka bërë sakrifica në rrogën e tij: nga 220 mijë paund në javë që paguhej në “Etihad”, në “Olimpico” ai do të ketë një rrogë prej 52 mijë paundësh në javë. “TuttoSport” zbulon edhe prapaskenat e Lacios për ta joshur ikonën e “Qytetarëve”: italianët i kanë ofruar një avion privat, por edhe një shtëpi luksoze në qendër të Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat