City të pandalshëm, tani planifikojnë transferimin e Joao Felix

Futboll

City të pandalshëm, tani planifikojnë transferimin e Joao Felix

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:41

Manchester City është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror.

Gjiganti anglez ditë më parë ka kompletuar transferimin e dy futbollistëve dhe synojnë edhe më shumë të përforcohen.

Anësori spanjoll Ferran Torres dhe qendërmbrojtësi holandez Nathan Ake janë dy përforcimet e para të Cityt.

Megjithatë skuadra e Pep Guardiolas synon të forcohet edhe në repartin e sulmit, ku për synim kanë transferimin e Joao Felix.

Talenti i madh portugez iu bashkua Atletico Madridit verën e kaluar për 126 milionë euro nga Benfica ku nënshkroi kontratë shtatë vjeçare.

Edhe pse Atletico Madrid nuk mendon shitjen e lojtarit, në Ishull besojnë se City do ta transferojë atë.

Gjithnjë sipas medieve angleze, City është gati të ofrojë rreth 135 milionë euro për transferimin e Felix.

20-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Pep Guardiola i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat