Juventusi kërkon përmbysjen ndaj Lyonit për të kaluar tutje, formacionet zyrtare

Futboll

Juventusi kërkon përmbysjen ndaj Lyonit për të kaluar tutje, formacionet zyrtare

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:17
Kampioni italian synon përmbysjen ndaj ekipit francez, por nuk do të jetë fare lehtë një gjë e tillë duke parë lojën e mirë që ka shfaqur Lyon.

Juventus ka humbur ndeshjen e parë në udhëtim te Olympique Lyon me rezultat minimal 1-0.

Zonja e Vjetër që është edhe njëra nga skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve ka një mision të vështirë para vetës.

Kampioni italian synon përmbysjen ndaj ekipit francez, por nuk do të jetë fare lehtë një gjë e tillë duke parë lojën e mirë që ka shfaqur Lyon.

Të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, rekordmenët italianë synojnë që në stadiumin e tyre të triumfojnë me dy gola epërsi ndaj Lyonit.

Në anën tjetër gjiganti francez ka udhëtuar drejt Torinos të motivuar për të nxjerr në rezultat pozitiv çka do të shkaktonin befasinë më të madhe në këtë rang garash.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Sczesny, Cuadrado, de Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Bentacur, Pjanic, Rabiot, Bernardeschi, Higuain, Ronaldo.

Lyon: Lopes, Denayer, Marcelo, Marcal, Dubois, Cornet, Caquert, Guimares, Aouar, Ekambi, Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat