Aubameyang do të rinovojë me Arsenal, mësohen detajet e kontratës

Futboll

Aubameyang do të rinovojë me Arsenal, mësohen detajet e kontratës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:01
Pierre Emerick  Aubameyang

Pierre Emerick  Aubameyang është gjithnjë e më afër rinovimit me Arsenal.

Lojtari më i mirë i Arsenal në sezonet e fundit, Aubameyang duket se megjithatë do të qëndrojë në radhët e ‘Gunners’.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, sulmuesi nga Gaboni do të nënshkruajë së shpejti kontratën e re.

Aubameyang pritet që me kontratën e re të sigurojë një pagë prej 250 mijë funteve në javë.

Kjo kontratë do ta mbante lojtarin në radhët e londinezëve deri në vitin 2023.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe Mikel Arteta, pas finales së Kupës FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat