Man City 2-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Sterling dhe Jesus, notë katastrofale për Varane

Futboll

Man City 2-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Sterling dhe Jesus, notë katastrofale për Varane

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:25
Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan nga një gol për Cityn në këtë takim, teksa kjo dyshe kishin edhe notat më të larta në këtë sfidë.

Manchester City ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më e mirë se Los Blancos në të dyja takimet, duke shënuar fitore të ngjashme 2-1.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 4-2, City kalon tutje derisa 13 herë kampioni i Evropës eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan nga një gol për Cityn në këtë takim, teksa kjo dyshe kishin edhe notat më të larta në këtë sfidë.

Në anën tjetër Karim Benzema ishte autori i golit të vetëm për Realin, ndërsa francezi kishte notën më të lartë te Los Blancos.

E lojtari me notën më të ulët në këtë takim ishte Raphael Varane, ku qendërmbrojtësi bëri dy gabime skandaloze që i kushtuan me gola Realit.

Varane ka marrë një notë shumë të dobët pasi në fund të takimit është vlerësuar 4,6 që është njëra nga notat më të dobëta nga Who Scored.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat