Varane merr përgjegjësinë për eliminimin e Real Madridit

Futboll

Varane merr përgjegjësinë për eliminimin e Real Madridit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:57
Raphael Varane

Mbrojtësi Raphael Varane ka marrë përgjegjësinë për dërgimin e Real Madrid jashtë Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë 2:1 nga Manchester City në ‘Etihad Stadium’.

Francezi pati dorë te dy golat ndaj Cityt, duke ndjerë presionin e Gabriel Jesus.

Lojtari, në deklarimin pas ndeshjes, ka thënë se kjo humbje ka të bëjë me të, dhe gabimet e tij.

“Kjo humbje është e imja. Më duhet ta pranoj atë”, ka deklaruar Varane.

“Jam përgjegjës për këtë humbje. Ne ishim përgatitur mirë, por do paguash për gabimet. Ndihem keq për bashkëlojtarët”.

“Tek rezultat 1:1 ne kishim mundësi për kualifikim dhe gjërat nuk shkuan si planifikuam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat