Zidane dhe Guardiola “qajnë hallet”, fotoja bëhet “virale” në krejt globin - Bota Sot
Zidane dhe Guardiola “qajnë hallet”, fotoja bëhet “virale” në krejt globin

Futboll

Zidane dhe Guardiola “qajnë hallet”, fotoja bëhet “virale” në krejt globin

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:47
Zidane dhe Guardiola

Manchester City e çmontoi Real Madridin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, me dy fitore të njëjta, 2-1. Mbrëmë, në kthim, “qytetarët” triumfuan falë dy golave ​të Gabriel Jesús, çka e bëri të padobishëm golin e Karim Benzema. Të bardhët kishin nevojë për të fituar, duke shënuar të paktën dy gola, por dy gabime nga Varane, të shkaktuara nga presioni lart i skuadrës së Guardiolës, e ndëshkuan Real Madridin.

Pas ndeshjes, Guardiola dhe Zidane e përshëndetën njëri-tjetrin me respekt dhe rivalitet. Por, të gjithë u befasuan nga një foto, që kapën kamerat. Me të gjithë lojtarët tashmë në dhomat e zhveshjes, dy trajnerët kaluan disa minuta duke biseduar vetëm në fushë. Ekzistojnë shumë spekulime në lidhje me ato për të cilat mund të kenë folur, nëse mund të kenë shkëmbyer edhe pikëpamje taktike për lojën.

Guardiola, në këtë drejtim, nuk dha shumë detaje rreth bisedës: “Unë kam dashur ta uroj Zidane për fitimin e titullit në La Liga. E pyeta për familjen, nuk pati asgjë tjetër të veçantë. Shpresojmë që një ditë të mund të hamë një darkë së bashku dhe të bisedojmë”. Me një fjalë, katalanasi e la derën hapur për një takim të ardhshëm midis dy teknikëve më të suksesshëm sot në futboll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat