Napoli i frikësohet

Futboll

Napoli i frikësohet

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:59
Napoli i frikësohet

Joan Blade, drejtuesi i Barcelonës, ka garantuar Napolin se “Kamp Nou” do të jetë një vend i sigurt higjienikisht, pasi i ka vizituar të kaltrit vetë në hotelin ku ata janë akomoduar.

Por, ndërkohë, presidenti Aurelio de Laurentis nuk ka ndërmend që të ndryshojë pozicion, pasi bëri disa herë kërkesë në UEFA, që takimi mos të luhej në “Kamp Nou”, edhe pse pa tifozë, por në Lisbonë apo në një fushë tjetër kudo neutrale.

Prandaj, padroni i Napolit ka urdhëruar skuadrën që edhe nxehjen përpara ndeshjes ta bëjë në hotel dhe në stadium të shkojë direkt për të luajtur.

Si rrjedhojë e kësaj frike, me shumë mundësi Napoli pritet që të mos përdorë as dhomat e zhveshjes së “Kamp Nout".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat